Shkolla fillore “Milladin Mitiq” mori inventar të ri në formë të bankave dhe karrigeve nga Komuna e Graçanicës.
Inventarin e ri, të dedikuar për klasat e ulëta të shkollës fillore, zyrtarisht e ka dorëzuar kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoresha e Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq. Ata ritheksuan se qeverisja lokale po bën gjithçka për modernizimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
“Përmirësimi i kushteve të punës në shkolla mbetet prioritet i qeverisjes lokale”, tha kryetarja Shubariq.
Nxënësit e shkollës janë shprehur të kënaqur me inventarin e ri, por edhe drejtori, Ljubisha Karaxhiq, i cili i falënderoi përfaqësuesit e Komunës për ndihmën dhe mbështetjen e rregullt.
“Kryetarja Shubariq e viziton rregullisht shkollën tonë për t’i mësuar nevojat tona dhe fëmijët janë të kënaqur me bankat dhe karriget e reja. Përshtypjet e para janë pozitive dhe e falënderojmë komunën që ka ndihmuar në përmirësimin e mësimdhënies që nxënësit tanë të mos ndihen të lënë pas dore. Ne tashmë kemi disa projekte të reja dhe kemi marrë përgjigje pozitive nga Komuna”, tha Karaxhiq.
Komuna e Graçanicës së fundi i ka gëzuar me bankat dhe karriget e reja edhe nxënësit e Shkollës fillore “Sveti Sava” në Sushicë, në disa shkolla janë shpërndarë çanta shpine me mjete shkollore, ndërsa në Shkollën fillore “Knez Llazar” në Gushtericën e Poshtme dhe Qendrën e shkollave të mesme janë duke u zhvilluar punimet në ndërtimin e kaldajës, përkatësisht objektit për deponimin e druve të zjarrit.