Shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në Lepinë është e gatshme për ta pritur përfundimin e sezonit të ngrohjes falë Komunës së Graçanicës, e cila rregullisht e ka furnizuar atë dhe institucionet tjera arsimore me dru zjarri. Dje ka përfunduar dërgesa e fundit me dru zjarri në këtë shkollë.
Për të siguruar ngrohje të pandërprerë në institucionet arsimore, Komuna e Graçnanicës përmes Drejtorisë së saj të Arsimit, dje ka dorëzuar 20 metra kub dru zjarri në Shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Lepinë.
Drejtoresha e Arsimit Brankica Niçiq theksoi se edhe këtë vit Komuna e Graçanicës ka siguruar një sasi të mjaftueshme të drurit për ngrohje për të gjitha institucionet arsimore dhe se kjo ka qenë një dërgesë e planifikuar që mësimi të vazhdojë pa probleme në klasa të ngrohta.