Nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe OT Graçanica, sipërmarëset nga Komuna e Graçanicës po i prezantojnë produktet e tyre dhe traditën në Panairin e 8-të Ndërkombëtar të Produkteve Organike dhe Tradicionale – “Tryezë tradicionale” dhe Panairin e 4-të Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjisë, Ushqimit dhe Përpunimit – “Agromak”, i cili zgjat nga 26 deri më 28 shtator në Kumanovë.
Disa qindra ekspozues nga i gjithë rajoni po marrin pjesë në panair përmes programeve të ndryshme që përfshijnë si një pjesë promovuese ashtu edhe një pjesë ekspozuese për prezantimin e komunave, në të cilat, ndër të tjera, marrin pjesë edhe sipërmarëset dhe shoqatat nga Komuna e Graçanicës, të cilat përmes stendave të tyre prezantojnë ushqime, pije, produkte bujqësore dhe punime artizanale.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Komunës së Graçanicës në bashkëpunim me Organizatën turistike të Graçanicës organizuan shkuarjen e sipërmarëseve nga komuna jonë në Kumanovë, ku ato i prezantojnë produktet autentike, por edhe metodat moderne në prodhimin dhe përgatitjen e produkteve tradicionale lokale.