Komuna e Graçanicës me Drejtoritë e saj të Sportit dhe Rinisë, të Arsimit dhe Kulturës, si dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, organizon një garë vrapimi “Nuk është bujë, është garë” në kuadër të festës së Ditës së Komunës së Graçanicës.
Komuna e Graçanicës për të dytin vit radhazi në kuadër të shënimit të Ditës së Komunës organizon garën e vrapimit “Nuk është bujë, është garë” në Graçanicë. Qëllimi i organizimit të ksaj gare është promovimi i sportit, mbështetja reciproke, por edhe ruajtja e unitetit.
“Pjesëmarrja në këtë garë nuk kufizohet nga mosha apo aftësia fizike, por vetëm duke treguar vullnet të mirë dhe duke promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme përmes aktiviteteve sportive. Ajo do të zhvillohet në dy kategori, deri në 14 vjeç dhe mbi 14 vjeç. Ftohen të gjitha institucionet, shoqatat, organizatat, si dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që të marrin pjesë në garën e vrapimit, e cila do të mbahet të premten, më 20 shtator”, bëhet e ditur nga Drejtoria Komunale për Sport dhe Rini.
Mbledhja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve të garës fillon në ora 10:00 në oborrin e Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Gara fillon në orën 11:00, starti për kategorinë deri në 14 vjeç është para Shtëpisë së kulturës, ndërsa për ata mbi 14 vjeç do të niset nga pllaja afër Voçarit. Ata do të vrapojnë përgjatë rrugës “Car Lazar” deri te objekti i Komunës së Graçanicës, ku fituesit i presin çmimet simbolike.
Drejtoria e Rinisë dhe Sportit të Komunës së Graçanicës organizon këtë garë në kuadër të programit “Ditët e Komunës 2024 – Verë argëtuese e kulturore 2024”, i cili zbatohet nga OJQ CSD në bashkëpunim me 12 organizata dhe shoqata, me mbështetjen e Komunës së Graçanicës.
Ejani të vrapojmë së bashku, sepse “Nuk është bujë, është garë”!