Të premten më 14.11.2025 do të mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Për mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është paraparë rendi i ditës si në vijim:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
2. Miratimi i rendit të ditës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
3. Situata aktuale e sigurisë në Komunën e Graçanicës.
4. Fjala përmbyllëse e kryetares së Komunës së Graçanicës dhe kryesueses së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
5. Të ndryshme.