Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mori pjesë në Akademinë e Shën Savës në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë.
Akademia tradicionale solemne e Shën Savës, një ngjarje qendrore kulturore e kushtuar kryepeshkopit dhe edukatorit të parë serb, Shën Savës, u mbajt në prani të përfaqësuesve të shumtë të jetës kulturore dhe arsimore.
Në kuadër të programit të pasur kulturor e artistik, i cili iu kushtua ruajtjes së Shën Savës, spiritualitetit dhe traditës, u dha një njohje prestigjioze – pllakë “Gjorgje Llekiq”, për një kontribut të jashtëzakonshëm në punën arsimore dhe krijimtarinë kulturore.
Fituesit e këtij viti të pllakës “Gjorgje Llakiq” janë Gavrillo Kujunxhiq, kompozitor dhe profesor i muzikës nga Rahoveci dhe Nemanja Gjorgjeviq, profesor në Shkollën e Mesme të Muzikës “Stevan Mokranjac”.
Në kuadër të akademisë janë ndarë edhe shpërblimet për lexuesit më aktivë të Bibliotekës kombëtare në Graçanicë. Shpërblimet iu dhanë nxënësës së klasës së tretë në Shkollën fillore “Kralj Milutin” në Graçanicë, Sofijës Petroviq dhe Goran Sllavkoviqit nga Graçanica.
Shkollat në Komunën e Graçanicës do ta festojnë Ditën e Shën Savës nesër, më 27 janar.