Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në fillim të mbledhjes kryesuesi Milaim Eminoviq ua uroi pjesëtarëve të komunitetit rom Ditën Ndërkombëtare të Romëve, 8 prill.
Anëtarëve të komitetit u lexua rendi i ditës me pesë pika, ku pastaj u miratua pika e parë e procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt.
U prezantua propozimi për rritjen e buxhetit nga të hyrat vetanake, i cili u shpjegua nga drejtori i financave, Sllavisha Niçiq, i cili u miratua në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Komiteti për Komunitete është dashur të diskutonte për situatën aktuale të sigurisë. Informacioni është dashur të ofrohet nga komandanti i Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i cili nuk u paraqit në mbledhje. Kjo do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.
Duke folur për problemet në komunitete, anëtarët e komitetit kërkuan kujdes më të mirë dhe sanimin e problemeve në rrugë, infrastrukturë komunale dhe atmosferike.