Mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e KK të Graçanicës. Mbledhja e kryesuar nga Aziz Karadollami ishte e fundit e mandatit të tanishëm të komitetit.
Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali nga mbledhja e dhjetë e rregullt, e mbajtur më datën 08.10.2025, ku pastaj anëtarëve të Komitetit iu prezantua përmbledhja me informata lidhur me fillimin e vitit shkollor me propozim të drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq.
Me kërkesë të anëtarëve të Komitetit nga mbledhja e mëparshme, në mbledhjen e sotme u diskutuan problemet me qentë endacakë në territorin e Komunës së Graçanicës për të cilat foli drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari, Bogiq Gjuroviq.
Ai tha në mbledhje se Komuna e Graçanicës ndan fatin e shumicës së komunave në Kosovë në këtë drejtim dhe se po punohet vazhdimisht për ta kapërcyer atë. Megjithatë, siç tha ai, komuna përballet me faktin se qentë endacakë sillen nga komuna të tjera dhe lirohen në territorin e Komunës së Graçanicës, ndërsa strehimorja në Llapllasellë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t’u kujdesur për ta. Sipas tij, Komuna e Graçanicës ka një kontratë me një organizatë që punon për kujdesin ndaj qenve endacakë dhe se në periudhën e ardhshme ky problem do të zgjidhet në përputhje me burimet financiare të ndara për këtë destinim.
Në fund të mbledhjes, kryesuesi Aziz Karadollami konstatoi se sot ishte mbledhja e fundit e këtij komitetit dhe i falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit për propozimet, kritikat dhe sugjerimet e tyre gjatë katër viteve të fundit. Ai vuri në dukje se Komiteti për Komunitete ishte transparent në punën e tij, se vuri në dukje sfidat me të cilat përballen të gjitha komunitetet në territorin e Komunës së Graçanicës, por se Komiteti i ri ka shumë punë përpara, të cilën ai beson se do ta zbatojë me sukses.