Në sallën e KK të Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit Komunal për Komunitete. Kryesuesi Aziz Karadollami i njoftoi anëtarët e komitetit me rendin e ditës, pas së cilës u miratua procesverbali i mbledhjes së dytë të rregullt të mbajtur më 06.02.2025.
Me kërkesë të anëtarëve të Komitetit për Komunitete, drejtori i Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike, Vlladica Trajkoviq, iu përgjigj pyetjeve. Pyetjet kishin të bënin me sfidat me të cilat ballafaqohen banorët e vendbanimit rom në Graçanicë në sferën e nevojave komunale, para së gjithash kur është fjala për rrjetin e kanalizimit.
Anëtarët e komitetit më pas diskutuan për situatën në komunitetet e tyre, pas së cilës mbledhja përfundoi.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it dhe OSBE-së.