Në mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, të mbajtur sot, u miratua raporti vjetor financiar, si dhe raportet e punës së Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës dhe të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimeve.
Në fillim të mbledhjes, të udhëhequr nga Millan Dimitrijeviqi, asamblistët e Kuvendit të Komunës së Graçanicës miratuan procesverbalin e mbledhjes së parë të rregullt, të mbajtur më 29.01.2025, ku më pas, drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, ua prezantoi asamblistëve raportin financiar vjetor për vitin 2024, i cili u miratua njëzëri në mbledhje.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq, në mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, e prezantoi raportin e punës së drejtorisë që ajo e drejton. Znj. Niqiq tha se vitin e kaluar, si çdo vit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Kulturës, në përputhje me planin buxhetor dhe mjetet, ka investuar në projekte kapitale, shërbime komunale dhe mbështetje logjistike për të gjitha institucionet arsimore. Ajo theksoi se përkundër buxhetit të vogël për investime kapitale, i cili arrinte vetëm 26,173 euro, me sukses janë realizuar tre projekte kapitale: “Ndërtimi i objektit ndihmës për deponimin e karburanteve në Qendrën e shkollave të mesme”, “Rindërtimi i shkollës në Livagjë” dhe “Ndërtimi i kaldajave në Gushtericën e Poshtme”.
Raporti vjetor i punës për vitin 2024 i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Kulturës është miratuar njëzëri në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Më pas u bë prezantimi dhe diskutimi i raportit vjetor të punës për vitin 2024 të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimeve. Drejtori i kësaj drejtorie, Nebojsha Millovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Graçanicës tha se në vitin 2024, kjo drejtori ka realizuar të hyra nga tarifat në një shumë prej 4.380 euro dhe se falë bashkëpunimit të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat joqeveritare janë siguruar 79 grante dhe projekte, duke përfshirë edhe forcimin e granteve prej 159,000 eurove për përkrahjen e komuniteteve dhe shoqatave në territorin e Komunës së Graçanicës, me vlerë të përgjithshme prej 113.300 euro. Si një aktivitet tjetër i realizuar me sukses, Millovanoviqi e përmendi bursën e njëqind praktikantë përmes programit të UNHCR-së. Raporti gjithashtu u miratua njëzëri në mbledhje.
Në pikën “Të ndryshme”, drejtori i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, iu përgjigj pyetjeve të asamblistëve.
Mbledhjes së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Graçanicës i ka paraprirë mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.