Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Graçanicës në vitin 2026 u mbajt sot në sallën e Kuvendit, në objektin e Komunës së Graçanicës.
Në fillim të mbledhjes, këshilltari i sapoemëruar i Kuvendit të komunës bëri betimin, ku pastaj u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e mbajtur më 30 dhjetor 2025.
Këshilltarët e shqyrtuan dhe e miratuan Vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes publike-komunale “Ekologjia” Sh.A. Graçanicë, me propozimin e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq.
Gjithashtu u miartua Plani i punës së Kuvendit të Komunës së Graçanicës për vitin 2026, i cili u propozua nga kryesuesi i Kuvendit, Millan Dimitrijeviq. Me propozimin e tij u formua Komisioni i ashtuquatur i Etikës.
Në pikën “Të ndryshme”, këshilltarët ishin të interesuar për procedurën e emërtimit të rrugëve.