Në sallën e KK të Graçanicës u mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Komunitete e kryesuar nga Aziz Karadollami.
Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së shtatë e rregullt, të mbajtur më datën 03.07.2025, ku pastaj anëtarët e Komitetit diskutuan për situatën e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës. Raporti i policisë për situatën e sigurisë nuk u prezantua sepse përfaqësuesit e Stacionit të policisë së Graçanicës nuk u paraqitën në mbledhjen e Komitetit.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë banorët e Preocit të cilët, sipas kërkesës së paraqitur më parë, erdhën në mbledhje për t’u prezantuar të pranishmëve sfidat e përditshme me të cilat përballen banorët e këtij fshati në Komunën e Graçanicës.
Si një nga sfidat më urgjente të sigurisë u theksua kalimi i kamionëve të rëndë me tokë të shfrytëzuar nëpër këtë vend, pavarësisht ndalimit të kalimit të kamionëve mbi 10 tonë. Millovan Illiq nga Preoci tha se ky problem paraqet një rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të popullsisë, por edhe të infrastrukturës sepse i shkatërron rrugët dhe urat në këtë vend. Ai tha se policia, përveç gjobave të rastit të trafikut, nuk ka mundësi të tjera për të vepruar dhe i bëri thirrje Drejtorisë Komunale të Inspekcionit që ta trajtojë këtë problem më seriozisht.
Ata gjithashtu bënë thirrje për rinovimin e sinjalistikës të komunikacionit dhe rrugore në Preoc.
Përfaqësuesit e KFOR-it morën pjesë gjithashtu në mbledhjen e Komitetit për Komunitete.