U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, ku, ndër të tjera, është miratuar Plani i veprimit për barazinë gjinore dhe disa raporte vjetore të punës.
Kryesuesi Millan Dimitrijeviq fillimisht i njoftoi asamblistët për kërkesat e pranuara për plotësimin e rendit të ditës. Propozimi i asamblistit Granit Gashi për shfuqizimin e Rregullores nr. 03/18/KG për kushtet e përgjithshme për ndërtimin e objekteve dhe dhënien e kushteve të ndërtimit për objektet nën juridiksionin e Komunës është refuzuar me shumicë votash, ndërsa kërkesa e NPK-së “Ekologjia” është pranuar për diskutim për lirimin nga qiraja për zyrat në objektin e Qendrës tregtare në Graçanicë.
Pas miratimit të rendit të ditës të plotësuar, u miratua edhe procesverbali i mbledhjes së dytë të rregullt, të mbajtur më 1 mars të këtij viti.
Asamblistët miratuan Planin e veprimit për barazinë gjinore 2024-2026, të cilin e sqaroi zyrtarja përgjegjëse për atë fushë, Marija Stojanoviq, me propozim të kryetares së komunës Ljiljana Shubariq.
Me kërkesë të Organizatës Turistike, asamblistët u pajtuan për lirimin e borxhit për qiranë e hapësirës për zyra në pronësi të Komunës së Graçanicës për periudhën 2021-2023.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq, e prezantoi Raportin vjetor për punën e asaj drejtorie për vitin 2023, i cili u miratua njëzëri. Ajo theksoi se drejtoria, në përputhje me mundësitë dhe nevojat e saj, i ka ndihmuar institucionet shëndetësore me pajisje të reja, barna, materiale sanitare dhe të tjera.
Me propozim të kryesuesit, Millan Dimitrijeviq, janë miratuar edhe raportet vjetore për punën e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe për punën dhe zbatimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Graçanicës për vitin 2023.
Edhe pse votuan për futjen e kësaj pike në rendin e ditës, asamblistët nuk e kanë përkrahur kërkesën e NPK-së “Ekologjia” që Komuna e Graçanicës t’ua mundësojë pa pagesë objektin afarist në objektin e Qendrës tregtare dhe kanë vendosur që lidhur me këtë pike të deklarohen në mbeldhjen e radhës të KK të Graçanicës, pas sqarimit të marrë nga përfaqësuesi i asaj ndërmarrje publike.
Nën pikën “Të ndryshme”, asamblistja Sonja Illiq Odalloviq kërkoi nga drejtoritë kompetente që të kujdesen për qasjen e personave me nevoja të veçanta gjatë punimeve në rindërtimin e rrugëve. Ajo gjithashtu kërkoi që ndriçimi publik i munguar të vendoset në rrugën drejt vendbanimit Padallishtë. Asamblistët kërkuan edhe rindërtimin e rrugës “Dositejeva” në Graçanicë, ndërsa u interesuan se kur do të përfundojnë punimet në rindërtimin e rrugës kryesore.