Në ndërtesën e Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregulltë e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, në të cilën asamblistët miratuan disa raporte të vitit të kaluar.
Asamblistët u njoftuan me rendin e plotësuar të ditës nga kryesuesi i Kuvendit të komunës, Millan Dimitrijeviq, ku pastaj u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e rregulltë, e mbajtur në fund të shkurtit.
Me propozimin e drejtorit për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq, u rishqyrtua propozim-vendimi për transferimin e personelit dhe shumës përkatëse buxhetore për kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa në paga”.
Asamblistët miratuan Planin lokal të veprimit për cilësinë e ajrit 2025-2029, me propozimin e drejtorit të zhvillimit ekonomik, Nebojsha Millovanoviq.
Raporti vjetor i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2024 u prezantua nga drejtoresha Zorica Milliq.
Më pas, u miratua raporti vjetor i punës së Komitetit për Politikë dhe Financa dhe raporti vjetor për realizimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Graçanicës për vitin 2024, i prezantuar nga kryesuesi Millan Dimitrijeviq.
Asamblistët shqyrtuan dhe miratuan kërkesën për ndryshimin e emrit të një rruge në lagjen Marigona.