Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

U mbajt ngjarja e nëntë “Veza më e fortë e Pashkëve”

Në Shtëpinë e kulturës u mbajt ngjarja e nëntë “Veza më e fortë e Pashkëve”, me iniciativë dhe udhëhequr nga mësuesi pensionist, Ljubomir Maksimoviq, i organizuar nga “Iniciativa rinore e Graçanicës” dhe me mbështetjen e Komunës së Graçanicës.

Para sallës së mbushur të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë, të hënën e Pashkëve u mbajt gara e thyerjes së vezës së Pashkëve në kuadër të ngjarjes “Veza më e fortë e Pashkëve”, e cila u plotësua me një program të pasur kulturo-artistik.

Në një konkurrencë të madhe, ku morën pjesë afro njëqind garues, Fillip Maksimoviq fitoi ndaj Bogdan Popoviqit në kategorinë e të rinjve, ndërsa në kategorinë mbi 15 vjeç vezën më të fortë e kishte Alleksandar Maksimoviq, i cili e mposhti Nebojsha Qirkoviqin në finale të garës. Vezët e garës së Pashkëve u shenjtëruan fillimisht në portën e manastirit, pas së cilës u mbajt ceremonia në Shtëpinë e kulturës.

Në fillim të ngjarjes, pas intonimit të himnit “Zoti i drejtësisë”, kryetarja e Shoqatës “Tradita në shekuj”, Danijella Simonoviq, i dhuroi Ljubomir Maksimoviqit një bukë të Kosovës si simbol i traditës dhe unitetit.

Në prani të banorëve të Komunës së Graçanicës, përfaqësuesve vendorë të institucioneve dhe organizatave, ngjarja u hap nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq. Ajo ua ka uruar të gjithë të pranishmëve në sallë, veçanërisht më të rinjve Pashkët.

“Edhe këtë vit, Pashkët na kanë bashkuar në Graçanicën tonë për këtë ngjarje të mrekullueshme, e cila nuk është vetëm një garë, por edhe një simbol i unitetit, paqes dhe këmbënguljes. Ashtu si veza e Pashkëve simbolizon jetën e re, ashtu edhe besimi dhe tradita jonë i japin forcë popullit tonë. Dëshiroj t´i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj ngjarjeje, ndërsa një falenderim i veçantë i shkon mësuesit tonë në pension, Ljubomir Maksimoviq, për organizimin e ngjarjes së mrekullueshme “Veza më e fortë e Pashkëve”. Faleminderit, zoti Maksimoviq, që e pasuruat komunitetin tonë me përpjekjet tuaja dhe krijuat një ngjarje për shumë breza në të ardhmen”, tha kryetarja Shubariq, duke hapur ngjarjen.

Organizatori dhe iniciatori i manifestimit “Veza më e fortë e Pashkëve”, që po mbahet për të nëntën herë në Graçanicë, mësuesi në pension Ljubomir Maksimoviq, tha se “çdo e keqe dhe çdo e mirë buron nga mendimet dhe se paqja, rehatia dhe dashuria duhet të jenë gjithmonë pjesë e mendimeve të secilit prej nesh”.

“Kjo koha dhe gjendja jonë e vështirë do të kalojë, por ne duhet ta ruajmë shpirtin dhe imazhin tonë, sepse veprat e mira mbeten të përjetshme. Njëriu i arsimuar është ai që ka “fytyrë të pastër” dhe kjo vlen veçanërisht për studentët, nxënësit dhe të gjithë ata që shkollohen. Prandaj, ju kërkoj që ta konsideroni çdo ditë si fillim dhe fund të jetës për një person si Jezu Krishti ynë. I uroj të gjithëve festën e Pashkëve, ta kujtojmë festën e Pashkëve. Mëshira e Zotit që na bashkon gjithmonë”, tha Maksimoviq.

Kartat dhe mirënjohjet iu shpërbdanë në këtë ngjarje individëve dhe institucioneve të shquara, duke përfshirë Galerinë e Shtëpisë së kulturës të Graçanicës, Shkollën e Muzikës “Stevan Mokranjac”, Komunën e Graçanicës, Drejtorinë e saj të Arsimit dhe Kulturës dhe të tjerë.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe konkursi artistik me temën “Veza më e bukur e Pashkëve”, ku më të mirët në tre kategori u shpërblyen me ikona.

Finalistëve të konkursit iu dhuruan ikona të bekuara nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë përformoi edhe ansambli i fëmijëve “Venac”, nxënës të shkollave të muzikës dhe etno solistë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори