Turneu i tretë përkujtimor “Boban Marinkoviq” u mbajt gjatë fundjavës në Liqenin e Graçanicës. Turneu, i cili i kushtohet punonjësit të ndjerë të Komunës së Graçanicës, Boban Marinkoviq, mblodhi një numër të madh të dashamirësve të këtij sporti këtë vit.
Në turneun përkujtimor për nder të Boban Marinkoviqit morën pjesë 40 garues në kategorinë e seniorëve. Për herë të parë, gara u mbajt edhe në kategorinë e juniorëve nën 15 vjeç, ku në këtë kategori morën pjesë 12 garues.
Turneu u vizitua dhe u monitorua nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Rinisë dhe Sportit, Strahinja Aritonoviq.
“Dua ta falënderoj familjen Marinkoviq para së gjithash për pjesëmarrjen aktive në organizimin e turneut, por edhe të gjithë garuesit, entuziastët e peshkimit dhe miqtë e të njohurit e Boban Marinkoviqit. Me këtë turne, ne e ruajmë kujtimin e kolegut dhe mikut tonë dhe shpresojmë që ky turne të mbetet një kujtesë në vitet që vijnë se nuk e kemi harruar atë”, tha Aritonoviq dhe i uroi fituesit për rezultatet e tyre.
Në kategorinë e seniorëve vendin e parë e fitoi Ljubisha Periq nga Graçanica, të dytin Goran Joviq, ndërsa vendin e tretë Nebojsha Jovanoviq.
Në kategorinë e juniorëve, vendin e parë e fitoi Danillo Kitiq nga Uglari, të dytin Petar Gjekiq nga Graçanica dhe të tretin Andrej Marinkoviq nga Graçanica.
Fituesve iu ndarë çmimet dhe mirënjohjet.
Turneu organizohet nga OJQ-ja “Iniciativa rinore e Graçanicës” dhe sponsorizohet nga Komuna e Graçanicës.
Foto: Radio Graçanica