Komuna e Graçanicës informon publikun se konkursi për punë praktike i UNICEF Generation Unlimited (K-GenU) në Kosovë është mbyllur, pasi numri i planifikuar i kandidatëve është plotësuar me sukses vetëm në dy ditë.
Numri i planifikuar i kandidatëve për punën praktike tremujore është plotësuar, ndërsa Komuna e Graçanicës i falënderon të gjithë për interesin e tyre të madh dhe njofton se do të ketë më shumë mundësi të tilla në të ardhmen.