Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, e ka nënshkruar sot me përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik “Preda Plus Kosova” Memorandumin e mirëkuptimit për fillimin e punës në projektin e ri “E ardhmja e saj” – Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë.
Projekti, i iniciuar në emër të Komunës së Graçanicës nga Drejtorisë Komunale të Zhvillimit Ekonomik, do të zbatohet me mbështetjen e organizatës gjermane “ASB”, e cila ka qenë një partnere e gjatë e qeverisjes sonë lokale në shumë projekte që janë realizuar me sukses.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, nënshkroi sot, në prani të drejtorit Nebojsha Millovanoviq, Memorandumin e mirëkuptimit me drejtorin e Projektit, Valentin Hoxha.
Bëhet fjalë për projektin “E ardhmja e saj” – Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë, i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe i zbatuar nga Organizata joqeveritare “Preda Plus” në partneritet me WEntrepreneur I dhe me mbështetjen e “ASB-së”.
Projekti do të përfshijë gra sipërmarrëse, kryesisht nga zonat rurale, nga shtatë grupe rajonale të cilat do të punojnë në plane veprimi për zhvillimin e sipërmarrjes së grave, nisjen e bizneseve të reja në pronësi të grave në Kosovë dhe qëndrueshmërinë e tyre të mëtejshme.
Projekti përfshin trajnime përmes punëtorive dhe punës praktike, si dhe donacione pajisjesh për fillimin e sipërmarrjes së grave.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, i falënderoi përfaqësuesit e organizatës “Preda Plus Kosovo”, si dhe partnerët e tjerë për vendimin për të vazhduar bashkëpunimin me Komunën e Graçanicës.
Ai theksoi se Komuna e Graçanicës është e përkushtuar për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri dhe afirmimin e tyre të mëtejshëm përmes aktiviteteve sociale dhe ekonomike dhe fuqizimit ekonomik, dhe se ky është një lajm veçanërisht i mirë që nënshkrimi i Memorandumit vjen në prag të festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars.
Përfaqësuesit e “Preda Plus Kosova” thanë se Komuna e Graçanicës është një nga komunat kryesore partnere me të cilën deri më tani është realizuar një numër i projekteve, përmes të cilave janë mbështetur dhjetëra biznese të vogla dhe se janë shumë të kënaqur që bashkëpunimi i mirë po vazhdon.