Banorët e Badovcit të Ri pranë Graçanicës do ta marrin një ambulancë deri në fund të vitit, e cila do të ndërtohet nga Komuna e Graçanicës. Gurithemeli u vendos sot nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq me bashkëpunëtorët e saj e vizitoi sot Badovcin e Ri, ku në praninë e drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, dr. Mirjana Dimitrijeviq, vendosi gurthemelin për ndërtimin e ambulancës.
Fillimi i ndërtimit të ambulancës në Badovcin e Ri u paralajmërua dy javë më parë nga nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Igor Aritonoviq, duke u bazuar në kërkesën e banorëve, ndërsa sot brenda afatit të paralajmëruar u vendos gurithemeli.
Ambulanca do të ketë një sipërfaqe prej 40 metrash katrorë dhe sipas planit dinamik të projektit do të ndërtohet deri në fund të vitit.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, tha sot në Badovcin e Ri se Komuna e Graçanicës do të vazhdojë t’i ndihmojë bashkëqytetarët e saj përmes investimeve të reja.
“Sot, po e vendosim gurthemelin me banorët më të rinj të Badovcit të Ri për ambulancën e re që do të funksionojë brenda Shtëpisë së shëndetit të Graçanicës. Projekti vlen 23,273 euro dhe do të përfundojë sipas afatit brenda 90 ditëve pune. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë i disponueshëm për çdo qytetar, pavarësisht se ku jeton dhe ne besuam se me ndërtimin e kësaj ambulance, banorët e Badovcit do t’i marrin shërbime shëndetësore më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta, veçanërisht kur bëhet fjalë për banorët e moshuar të cilët nuk do të duhet të shkojnë më në Graçanicë për ekzaminime mjekësore bazë. Ky nuk është vetëm ndërtimi i një ndërtese të re, ky është një investim në sigurinë e të gjithë atyre që jetojnë këtu, ndërsa Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor sepse besojmë se shëndeti është themeli i çdo shoqërie”, tha kryetarja Shubariq pas ceremonisë së hapjes së punimeve.
Ambulanca do të ndërtohet me mjetet e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në vendosjen e gurthemelit në Badovcin e Ri, përveç kryetares së Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, dr. Mirjana Dimitrijeviq, morën pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq dhe këshilltari i kryetares së Komunës, Sasha Daniq.