Në Uglar, në Komunën e Graçanicës, me vendosjen e asfaltit t ri janë kryer punimet në rehabilitimin e rrugës “Knjaz Milosh” në një gjatësi prej 370 metrash nga Shtëpia e shëndetit deri te Shkolla fillore.
Siç raportohet nga Drejtoria e Urbanizmit, gjendja e asfaltit të vjetër ishte në një gjendje shumë të keqe dhe po rrezikonte jetën e përditshme të banorëve, prandaj rehabilitimi ishte i domosdoshëm. Vendosja e asfaltit të ri do ta lehtësojë lëvizjen e tyre dhe do ta bëjë trafikun më të sigurt.
Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të financuara nga Komuna e Graçanicës, po kryhen si pjesë e projektit afatgjatë “Asfaltimi dhe rehabilitimi i rrugëve lokale”.
Komuna e Graçanicës, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e saj, do të vazhdojë me zbatimin e projekteve të tilla, siç theksohet në njoftimin e Drejtorisë së Urbanizmit.