Me modernizimin e rrugëve lokale, Komuna e Graçanicës po vazhdon edhe këtë vit të krijojë lidhje më të mirë, trafik më të sigurt dhe ta lehtësojë qasjen ndërmjet të gjitha vendbanimeve në territorin e Komunës së Graçanicës.
Vazhdojnë punimet infrastrukturore në territorin e Komunës së Graçanicës, të cilat i implementon Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor. Pas asfaltimit të disa rrugëve në Badovcin e Ri, punimet e asfaltimit kanë vazhduar edhe në Graçanicë.
Në ditët e kaluara janë asfaltuar katër rrugë lokale në Graçanicë në një gjatësi prej 534,25 metra, që është më shumë se 1602 metra katrorë, ndërsa në ditët në vijim vazhdon puna intensive për rikonstruksionin e rrugës “Dositejeva” në Graçanicë.
Asfaltimi i rrugëve është pjesë e një projekti afatgjatë të Komunës së Graçanicës dhe siç u përmend, pushteti lokal do të vazhdojë të investojë në vazhdimësi në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe atë të transportit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës në komunën tonë.