Mbrenda kornizës së planit infrastrukturorë për vitet 2010 – 2013 komuna e Graçanicës sot ka filluar me kompletimin infrastrukturorë të dy fushave të tenisit. Hapësira në të cilën po ndërtohen tererenat është e madhësisë 1500m² . Terenet kanë gardhet adekuate , ndriçimin si dhe kapacitet prej 164 ulëseve. Dimenzionet e terenit janë sipas standardeve sportive. Ky projekt ka vlerën prej 99.000€.
“ Pritet që mbrenda 60 dite të përfundojë ky projekt. Pas punimeve të përfunduara do ta hapin shkollën e tenesit e cila do të jetë e hapur për çdo dashamirës sporti , sidomos për fëmijët “ , tha Stojanoviq diku theksuar se javën që vjen do të fillojnë punimet mbi një projekt tjetër për ndërtimin e sallave për futboll dhe vollejboll. Punimet i kryen kompania “ Co – ing “ Prishtinë.
Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut për këmbësorë prej Dobrotinit deri Gushtericën e Poshtme . Ky shteg do të jetë i gjatë 1760 m dhe 1.5m i gjerë. Gjithashtu mbrenda këtij projekti është paraparë edhe ndriçimi i rrugës . Ky shteg për këmbësorët po punohet në të mirë të të gjithë banorëve , posaqerisht për nxënësit që i vijojnë mësimet në shkollën fillore “ Knez Llazar “ në Gushtericën e Poshtme .
Ky projekt vlen 95.000€ dhe punimet do të mbarojnë për një muaj. Punimet i kryen kompania “ E dhe B “ si dhe kompania “ Shalaj “ Prishtinë.
Kryetari Bojan Stojanoviq sot e vendosi gur themelin për ndërtimin e fushave të tenisit në Graçanicë . Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit me Ministrinë për kthim dhe komunitete, Ministrinë për administrim lokale të vetëqeverisjes lokale dhe Zyrës për çështje të komuniteteve.