Biografia
Novak Zhiviq (Novak Živić) ka lindur më 05.09.1981 në Gjilan.
- Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Llapllasellë.
- Ka diplomuar në Shkollën e Lartë të Biznesit Modern në Beograd.
- Për më shumë se 15 vjet është aktiv në jetën shoqërore, politike dhe publike të Komunës së Graçanicës, është iniciator dhe nismëtar i një numri të nismave lokale që kanë për qëllim zhvillimin e infrastrukturës, përmbajtjeve sportive dhe forcimin e unitetit midis komuniteteve.
- Në vitin 2012, e themeloi marrëdhënien e punës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
- Në vitin 2015, është emëruar si drejtor i Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit të Komunës së Graçanicës.
- Ai e drejtori Organin e Përkohshëm të Komunës së Prishtinës për dy mandate.
Qytetarët e njohin atë si një njeri të afërt me popullin, prandaj e kanë zgjedhur si kryetar të komunës në zgjedhjet lokale në vitin 2025.
Jeton në Llapllasellë. Është i martuar dhe është baba i katër fëmijëve.