Komuna e Graçanicës njofton publikun se është publikuar lista e përfituesve të materialeve ndërtimore për vitin 2025.
Lista e renditjes së përfituesve u publikua në tabelën e shpalljeve në hyrje të ndërtesës së Komunës së Graçanicës, por e njëjta gjithashtu mund të shikohet dhe shkarkohet këtu.
Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës shpalli Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për ndarjen e materialeve ndërtimore, duke u bazuar në programin trevjeçar të banimit. Komisioni për zbatimin e këtij programi, pasi i vizitoi të gjithë aplikantët, vendosi që këtë vit 88 familje apo individë të përfitojnë ndihmë në formë të materialeve të ndërtimit.
Të drejtën për konkurrim kishin individët dhe familjet: që kanë nevojë për përshtatje dhe rehabilitim të objekteve ekzistuese të banimit, që kanë një sipërfaqe banimi nën standardet sociale të banimit dhe që jetojnë në objekte banimi që kërcënojnë sigurinë e tyre.