Me mbështetjen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Graçanicës, Qendra diagnostike-laboratorike organizoi sot aksionin falas për matjen e sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut.
Aksioni u organizua përpara Komunës së Graçanicës.
Me këtë rast, punonjësit e Qendrës diagnostike-laboratorike matën sheqerin në gjak dhe tensionin e gjakut të qytetarëve të interesuar, ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, Zorica Milliq, së bashku me drejtoreshen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Brankica Niqiq, iu bashkuan aksionin, i cili u mbajt me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Graçanicës organizon nesër testimin falas të elektroliteve në ambientet e Qendrës diagnostike-laboratorike dhe atë të: natriumit, kaliumit, klorit, kalciumit dhe kalciumit të jonizuar.
Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Graçanicës fton banorët të marrin pjesë në testimet falas nesër dhe të jenë në shërbim të shëndetit të tyre.