Gjithsej 600 fidane të llojit të ndryshëm të drunjve do të mbillen në të gjitha vendet e Komunës së Graçanicës. Në komunën tonë do të mbillen drunjtë e blinit, frashërit, panjës, akacisë, gështenjës dhe lajthisë.
Punëtorët e Departamentit të Shërbimeve Publike tashmë kanë mbjellë drunj në disa lokacione në Llapnasellë (240 fidanë), Sushicë, Gushtericën e Poshtme dhe të Epërme, kryesisht përgjatë lumenjve, në parqe dhe fusha të lojës për fëmijë.
Mbjellja e tyre në vende ë tjera do të realizohet derisa këtë e lejojnë kushtet e motit, ndërsa për shkak të vegjetacionit me këtë do të vazhdohet në vjeshtë
Përmirësimi i kushteve të motit ka mundësuar mbjelljen e drunjve, të cilët Komuna e Graçanicës i ka blerë me qëllim të rregullimit të mjedisit.