Të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë mundësi që ta kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të marrin këshilla profesionale deri në orën 14:00.
Deri në orën 10:00 rreth njëzet qytetar e ka kontrolluar nivelin e gjakut dhe të gjithë ranë dakord se diabeti është një sëmundje serioze dhe parandalimi është shumë i rëndësishëm.
Slobodanka Iviq vuan nga diabeti që shtatë vjet dhe theksoi se bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rëndë dhe shtoi se janë shumë të rëndësishme kontrollat e rregullta.
“Duhet të matet rregullisht sheqeri, duhet të merret parasysh mënyra e të ushqyerit dhe nuk duhet të mërzitemi”, tha Slobodanka për ueb-faqen e Komunës së Graçanicës.
Doktoresha e Shtëpisë së shëndetit “Graçanica”, Maja Vasiq, tha se diabeti është sëmundja e kohërave moderne.
“Diabeti është një sëmundje me nivelin e ngritur kronik të sheqerit në gjak, ku në paraqitjen e tij ndikojnë faktorët e trashëgueshëm, por edhe zakonet e jetesës, të tilla siç janë: alkooli, duhani, ushqimi i pa rregullt, etj. Për këtë arsye është i rëndësishëm kontrolli i rregullt i nivelit të sheqerit”, tha doktoresha Vasiq.
Ajo shtoi se simptomet e sëmundjes janë uria dhe etja e papritur, nevoja e madhe për ushqimin e ëmbël, humbja e peshës papritur, lodhja, problemet me pamjen apo urinimi i shpeshtë.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Popoviq, tha se aksioni është organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, më 14 nëntor.
“Aksioni po mbahet për të dytin vit radhazi dhe organizohet me qëllim të informimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Se sa është sëmundja e rrezikshme tregojnë vlerësimet se më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet dhe për këtë arsye veprime të tilla janë të rëndësishme sepse kanë për qëllim parandalimin e saj", thotë Popoviq.
800×600
Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale organizoi aksionin falas të kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak para objektit të Komunës së Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}