Nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore do ta zbatojnë aksionin e pastrimit të oborrit të shkollës. Komuna e Graçanicës do t’ua shpërndajë nxënësve dhe pjesëmarrësve bluzat me logon e promovimit komunal për këtë vit të Ditës së Tokës.
Në këto aktivitete do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, deputeti dhe anëtar i Komisionit të Parlamentit për Pylltarinë, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, Srgjan Popoviq.
Drejtori i Inspeksionit për Ditën Botërore të Tokës
„ Shënimi i këtij viti të Ditës Botërore të Tokës, nën patronatin e Komunës së Graçanicës, është konceptuar si një vazhdimësi e fushatës së vitit të kaluar. Theksi u vu në edukimin e fëmijëve", tha drejtori i Iinspeksionit Komunal,Milosh Dimitrijeviq.
Informimin e drejtorit të Inspeksionit e përcjellim në tërësi:
Vitin e kaluar, Dita e Tokës është shënuar me një sërë ligjeratesh mbi natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit, të organizuara për nxënësit e shkollave fillore, por edhe me edukimin e përgjithshëm të banorëve të komunës për nevojën dhe detyrimin e tyre për të ruajtur dhe për të mbrojtur mjedisin, duke shpërndarë fletushka me përmbajtje të ndryshme.
Shënimi i këtij viti ka për qëllim edukimin e fëmijëve për rëndësinë dhe mënyrën përmes të cilës çdo individ mund të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet shembullit personal dhe punës personale.
Përveç aksioneve të herëpashershme edukative për fëmijët dhe për të gjithë banorët e komunës, Komuna e Graçanicës, përmes Drejtorisë së Inspeksionit, gjatë gjithë vitit po punon në çështjet lidhur me mjedisin, duke filluar nga rregullimi i rendit dhe disciplines komunale, largimin e deponive të paligjshme të mbeturinave dhe krijimit të deponive ilegale, deri te mbrojtja nga shfaqja potenciale e ndotjes kimike të ekosistemit të shkaktuar me punën e fabrikave të ndryshme industriale dhe të minierave. Përmes një bashkëpunimi ndërmjet të Drejtorisë së Inspeksionit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike është kryer largimi i një numri të madh të deponive ilegale.
Këtë vit, komuna e ka krijuar Grupin për mbrojtjen e mjedisit, të përbërë nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Inspeksionit, Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, i cili merret me çështjet e mjedisit në Komunën e Graçanicës.
Inspeksioni komunal i zbaton masat sanksionuese dhe shqipton dënime ndaj personave që nuk i respektojnë dispozitat për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.
800×600
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Tokës të premten, më 22 prill, në ShF “Kralj Milutin” në Graçanicë, do të mbahen një sërë aktivitetesh përmes të cilave do të theksohet rëndësia e mbrojtjes së mjedisit.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}