Siç është raportuar, në Badovcin e Ri nga një total prej 64 shtëpive 18 prej tyre janë të uzurpuara, ndërsa në ndërtesën në Padalishtë dhe në Graçanicë janë të uzurpuara 12 banesa. Njësitë e banimit të destinuara për personat e zhvendosur dhe të rrezikuar social janë ndërtuar nga Republika e Serbisë, ndërsa personave që janë vendosur pa pëlqimin e dhënë, do t’ju paraqitet vendimi për zhvendosje.
“Komuna e Graçanicës në periudhën e ardhshme do të reagojë në përputhje me të gjitha masat ligjore. Personave që në shtëpitë e cekura qëndrojnë ilegalisht do t’ju dorëzohen aktvendimet për zhvendosje. Në të është cekur afati kohor për zhvendosjen dhe shqarimi në bazë të të cilave ligjeve iu dorëzohet aktvendimi, si dhe pasojat për mosrespektimin e tyre”, tha drejtori i Departamentit të Urbanizmit të Komunës së Graçanicës, Dejan Jovanoviq, për portalin e komunës.
Z. Jovanoviq tha se kompetenca mbi shtëpitë dhe banesat, me pëlqim të Republikës së Serbisë, përmes oficerit të ndërlidhjes, kohët e fundit është transferuar në Komunën e Graçanicës, duke pasur parasysh se objektet janë ndërtuar në tokën komunale.
„Njësitë banesore gjenden në parcelat e Komunës së Graçanicës, e cila në përputhje me ligjin do ta mbrojë pronën e saj. Lista e përfituesve të njësive banesore është konfirmuar në mbledhjen e Kuvendit komunal të Graçanicës, ndërsa vlefshmëria e vendimit është konfirmuar nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal, e cila gjithashtu na ka përkrahur lidhur me procedurën e zhvendosjes nga shtëpitë e uzurpuara”, tha Jovanoviq.
Z. Jovanoviq theksoi se Komuna e Graçanicës në çdo mënyrë përpiqet që problemin e shtëpive të uzurpuara ta zgjidhë në mënyrë paqësore dhe shtoi se në rast të mosrespektimit të aktvendim kundër uzurpatorëve do të iniciohet kallëzimi penal.
„ Familjet që nëmënyrë valide e kanë fituar të drejtën për strehim janë duke pritur për t’u vendosë, por për shkak të problemit të uzurpimit, ata nuk mund të bëjnë këtë dhe për këtë arsye është treguar nevoja për ndërhyrjen e autoriteteve kompetente. Në rast të mosrespektimit të aktvendimit për zhvendosje, Komuna do ta marrë një konkluzion dhe në bashkëpunim me policinë do të fillojë me dëbimin e detyruar", thotë Jovanoviq.
Drejtori i Departamentit të Urbanizmit theksoi se Komuna e Graçanicës me këtë mënyrë dhe në përputhje me ligj kohët e fundit e ka zgjidhur problemin e uzurpimit të banesave në Llapnasellë dhe në Graçanicë, të ndërtuara me mjetet e Minsitrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, të cilat me memorandum të nënshkruar kanë kaluar në kompetencë të Komunës së Graçanicës.
800×600
Me qëllim të zgjidhjes së problemit të shtëpive të uzurpuara në Badovcin e Ri dhe të banesave në Graçanicë, Shërbimi për banim i Komunës së Graçanicës do t’ua dorëzojë personave të cilët qëndrojnë ilegalisht në këto objekte banesore aktvendimin për lirimin e tyre, bëhet e ditur nga Departamenti i Urbanizmit.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}