Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin bisedoi për situatën aktuale, si dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të komunës dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit.
Kryetari i komunës Novak Zhiviq e njoftoi ambasadorin me situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet komuna, veçanërisht në kontekstin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe rrethanave komplekse socio-politike.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm midis Komunës së Graçanicës dhe Ambasadës së Francës, i cili reflektohet në zbatimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi për komunitetin lokal. U shpreh gatishmëria për përmirësimin e këtij bashkëpunimi përmes iniciativave të reja dhe mbështetjes për projekte në fusha të ndryshme.
Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të Francës në Komunën e Graçanicës që kur kryetari Novak Zhiviq e mori detyrën.