Në rrugën “Tomislav Sekuliq” në vendbanimin Padalishtë në Graçanicë së fundmi është zëvendësuar gypi kryesor i ujësjellësit, ku me disa ndërprerje minimale në furnizim për shkak të shpenzimit racional, është zgjidhur ky problem urgjent falë Komunës së Graçanicës, e cila në bashkëpunim me Ujësjellësin rajonal e rindërtoi rrjetin e ujësjellësit.
Shërbimi i informimit të Komunës së Graçanicës sot i vizitoi banorët në këtë vendbanim dhe gjatë bisedës me ta dukshëm është vërejtur kënaqësia e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ata thanë se janë mirënjohës për Komunën e Graçanicës në përpjekjet e përzemërta në zgjidhjen e këtij problemi për të cilin kanë vuajtur të gjithë banorët e Graçanicës.
Jagosh Vasiq tha se tani situata me furnizimin me ujë është shumë më e mirë.
“"Më parë ekzistonte presioni i fortë dhe gypi i ujësjellësit nuk mund ta përballonte atë. Tani gypi është zëvendësuar, presioni është zvogëluar dhe tani çdo gjë funksionon shumë mirë. Tani dikush duhet të tregojë vullnet të mirë për të rindërtuar rrugën që është shkatëruar për shkak të prishjeve dhe punimeve", tha Vasiq.
“Më vjen shumë keq kur e shikoj tani rrugën e shkatëruar, e cila dikur ishte një shembull për tërë komunën. Më vjen keq që ka ardhur deri këtu dhe se nuk është kryer kjo si duhet dhe në kohë”, tha Aleksandar Leandri.
Milan Radovanoviq, i cili si person i zhvendosur që jeton në vendbanimin Padalishtë, tha se situata para dhe pas rindërtimit të rrjetit të ujësjellësit nuk mund të krahasohet dhe se kushdo që e sheh pak më reale situatën duhet të jetë mirënjohës për Komunën e Graçanicës për atë që ajo bëri.
“Situata ishte katastrofike, apokaliptike. Pa ujë në banesë për tri apo katër ditë rresht ishte e vështirë për të duruar. Jemi të kënaqur me gjithçka që komuna ka bërë për ne. Ajo që neve ende na mungon është një vend në të cilin do të luajnë dhe do të argëtohen fëmijët që jetojnë në ndërtesat e banimit në këtë vendbanim. Unë besoj se edhe problemet e tjera do të zgjidhen gradualisht", tha Radovanoviq.
Danijela dhe Dragisha Prica, të cilët jetojnë në vendbanimin Padalishtë, gjithashtu konsiderojnë se situata tani është shumë më e mirë, por ende ka probleme, sepse ujë nuk ka për disa orë.
“Koha është treguesi më i mirë. Le ta presim që të kaloj një vit, ku pastaj do të flasim për atë që është bërë”, thanë ata.
Nga Departamenti komunal i Shërbimeve Publike raportohet se zëvendësimi i gypit kryesor i ujësjellësit në masë të madhe ka përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë në Graçanicë. Tani intensivisht po punohet në gjetjen e zgjidhjes lidhur me rindërtimin e rrugës në vendbanimin Padalishtë, e cila është dëmtuar për shkak të prishjeve të shpeshta në rrjetin e ujësjellësit, si dhe gjatë zëvendësimit të gypit.
800×600
Ekipet e gazetarëve dhe punëtorët e Ujësjellësit të Prishtinës gjatë javëve të fundit ishin vizitorët më të shpeshtë të rrugës “Tomislav Sekuliq” në vendbanimin Padalishtë. Por, ditëve të fundit ata nuk janë prezent në këtë vendbanim të Graçanicës, ndërsa banorët thanë se edhe pse ende ka shumë vërshtirësi ata kanë nevojë që ta falënderojnë Komunën e Graçanicës, sepse problemi i tyre kryesor lidhur me furnizimin me ujë është zgjidhur.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}