Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka nënshkruan sot një memorandum të bashkëpunimi me drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomiq, i cili do të lehtësojë procesin e aplikimit për certifikimin dhe verifikimin e diplomave të Universitetit të Prishtinës.
Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Ministria e Arsimit e Kosovës në faqen e tyre të internetit i kanë publikuar formularët dhe procedurën se si bëhet aplikimi, ndërsa të gjitha informatat e nevojshme dhe kërkesat për certifikimin dhe verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës së shpejti do të jenë në gjendje për t’i marrë në ndërtesën e komunës së Graçanicës.
„Është përcaktuar organizata ndërkombëtare jo-qeveritare e cila do të kontaktojë me universitetin, ne kemi themeluar një komision të pavarur, kemi themeluar Sekretariatin dhe i kemi hapur dy zyra, një këtu në Graçanicë dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës, ku studentët do të jenë në gjendje të paraqesin diplomat e tyre", tha Tomiq.
Të drejtën për të aplikuar për marrjen e certifikatës e gëzojnë studentët që u diplomuan në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2001, ndërsa vendimi nëse diploma do të certifikohet apo jo do ta merr Komisioni qeveritar i Kosovës për verifikimin e diplomave. Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Sekretariatin e komisionit.
Verifikimi i diplomave është paraparë me Dekretin e Qeverisë së Kosovës në dhjetor të vitit 2015, dhe përfshin verifikimin e vlefshmërisë së diplomave të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë, pas së cilës do të lejohet punësimi i tyre në institucionet publike të Kosovës dhe dhënies së provimeve profesionale, duke përfshirë provimin e jurisprudencës.
Procedura e dorëzimit të kërkesës është si në vijim: pas plotësimit dhe nënshkrimit të formularit për aplikim, aplikanti ia dorëzon Sekretariatit të komisionit kërkesën së bashku me dokumentacionin e
800×600
Të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë së shpejti do të jenë në gjendje ta paraqesin dokumentacionin për verifikimin e diplomës në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}