Siç raportohet nga Departamenti Komunal i Urbanizmit, Kadastrës dhe Mbrojtjes së Mjedisit, rruga tani është në përdorim, ndërsa përgjatë gjithë rrugës është ndërtuar shtegu për të lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve. Siç është shpjeguar, së pari është bërë riparimi mekanik i rrugës, pastaj vendosja e skajeve të rrugës prej betoni, ndërtimi i shtegut për këmbësorë, si dhe asfaltimi i rrugës.
Mjetet për asfaltimin e rrugës, në një shumë prej 126.000 euro, janë siguruar nga Komuna e Graçanicës, ku rikonstruktimi i kësaj pjese të rrugës ishte shumë i nevojshëm, sepse bëhet fjalë për një seksion të rrugës që ishte në një gjendje shumë të keqe me shumë gropa.
Asfaltimi i pjesës së rrugës Sushicë – Graçanicë në Komunën e Graçanicës ka përfunduar. Është asfaltuar edhe aksioni i rrugës prej Badovcit të Ri deri tek qendra e Sushicës në një gjatësi prej 900 metra.