Në takim është biseduar për çështjet dhe problemet aktuale në territorin e komunës së Graçanicës, ku me përfaqësuesit e “Estap –it” janë diskutuar gjithashtu edhe kushtet dhe mënyra e ofrimit të ndihmës për komunën e Graçanicës nga Austria, para se gjithash, në realizimin e projekteve përkatëse, siç është ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në Graçanicë, pastaj i kolektorit dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.
Për këtë qëllim Ministria austriake e financave është e gatshme të investojë nën kushte të favorshme në komunën e Graçanicës pasi që, siç raportohet nga ky takim, kompania austriake “Estap” e ka njohur komunën e Graçanicës si një partner të besueshëm në bazë të suksesit dhe rezultateve të fundit, si dhe cilësisë së projekteve të realizuara
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ua ka prezantuar mysafirëve nga Austria draftet e projekteve ideore, vlera e të cilave kap shumën prej 6,5 milion euro, ku në periudhën e ardhshme do të kryhet analiza e plotë e tyre.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, është mirënjohës kompanisë “Estap” dhe Qeverisë së Austrisë që komunën e Graçanicës e sheh si një partner të besueshëm për bashkëpunim.
I bindur që komuna e Graçanicës do ta justifikon, siç e ka bërë këtë gjithmonë, besimin e dhënë donatorëve, të cilët janë të gatshëm ta ndihmojnë komunën, z. Kostiq tha se ndihma e Austrisë do të thotë shumë për komunën, sepse me realizimin e këtyre projekteve do të zgjidhen problemet e vjetër disa dekadash të popullatës, por edhe gjeneratave që do të vijnë.
Sipas fjalëve të Kostiqit, ndihma e Austrisë do të jetë jetike për krijimin e kushteve për një jetë moderne dhe cilësore në territorin e komunës, ku shëndeti i popullatës zë vendin e parë.
Lidhur me investimet e reja që do të realizohen përmes Ministrisë së financave në komunën e Graçanicës është e pajtimit edhe Ministria e financave të Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga ministri Avdullah Hoti.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë austriake “Estap”, Kristof Gerlinger, e vizitoi sot Komunën e Graçanicës së bashku me përfaqësuesen e kësaj kompanie austriake në Kosovë, Aleta Krasniqi dhe z. Milovan Moskoljev, ku janë takuar me kryetarin e komunës, Vladeta Kostiq.