Z. Simiq ka marrë një vinç me dy shtylla, orman me vegla pune dhe mjete të nevojshme në një vlerë prej 5.000 euro me pjesëmarrje prej 20% .
„Punëtorinë mekanike e kam hapur disa vjet më parë dhe ishte e nevojshme që të zëvendësohen disa pajisje me një të re. Aplikova për më të nevojshmen dhe u gëzova shumë kur e kuptova se jam njëri nga përfituesit. Ka shumë punë, në punëtori i punësova tre punëtorë dhe për mua dhe familjen time ky biznes paraqet ekzistencën tonë”, tha Simiqi, i cili e falënderoi IOM-in për donacion dhe besim.
Donacioni i IOM-it është vazhdimi i implementimit të Projektit për stabilizimin e komuniteteve 3, i cili financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti nënkupton ndihmën për fillimin e biznesit të ri apo zgjerimi e të njëjtit dhe ka për qëllim qëndrueshmërinë afatgjate të ekonomisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësinë për realizimin e të ardhurave.
Grantet jepen në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës, përmes të cilës është bërë shpallja e konkursit, ndërsa përveç përfaqësuesve të IOM-it pajisja e sotme është dorëzuar zyrtarisht nga këshilltari Dejan Mitiq.
Pajisjen për të filluar biznesin do ta marrin katër përdorues, ndërsa përfaqësuesit e IOM-it dhe Komuna e Graçanicës thanë se presin që z. Simiq , por edhe përdoruesit e tjerë do ta shfrytëzojnë donacionin në mënyrë të drejtë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e biznesit dhe ekzistencën e tyre.
800×600
Bojan Simiq nga Gushterica e Epërme, pronar i auto-servisit “Boki” do ta përmirësojë dhe zgjerojë biznesin vetanak falë pajisjes së marrë nga Organizata Ndërkombëtare për megrim (IOM) përmes Projektit për stabilizimin e komuniteteve 3 të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}