Komuna e Graçanicës e ka rinovuar sallën e mbyllur në Kompleksin sportive në Graçanicë, duke krijuar kushte për shfrytëzimin e saj të pandërprerë gjatë gjithë vitit.
Punimet kanë përfshirë zëvendësimin e plotë të ceradës së vjetër, e cila ishte dëmtuar dhe grisur, duke shkaktuar rrjedhje dhe duke e bërë të pamundur shfrytëzimin adekuat të këtij objekti sportiv.
Zëvendësimi i plotë i ceradës është realizuar nga Komuna e Graçanicës përmes Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ofrimit të kushteve më të mira për sportistët dhe të gjithë përdoruesit e kompleksit sportiv.
Drejtori i Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit, Strahinja Aritonoviq, theksoi se rindërtimi ishte i nevojshëm për ta rikthyer sallën e mbyllur në një funksion të plotë.
“Cearada e vjetër ishte në një gjendje shumë të keqe dhe për shkak të dëmtimit, pikonte, gjë që e bënte të pamundur shfrytëzimin e rregullt të sallës. Duke zëvendësuar të gjithë ceradën, e zgjidhëm këtë problem dhe ofruam kushte shumë më të mira për stërvitje, rekreacion dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit”, tha Aritonoviq në një deklaratë për Shërbimin e Informimit të Komunës së Graçanicës.
“Komuna e Graçanicës vazhdon të investojë në infrastrukturën sportive sepse duam t’u ofrojmë sportistëve dhe të rinjve tanë kushtet më të mira të mundshme për punë dhe zhvillim”, theksoi Aritonoviq.