Në Graçanicë qëndruan drejtori i Qendrës shëndetësore “Bijeljina”, deputeti i RS-së dhe kandidati i ardhshëm për kryetar të Bijeljinës, dr. Zlatko Maksimoviq, kryetari i Komitetit për dhënien e ndihmës për serbët, Milorad Arlov dhe përfaqësuesit e lëvizjes "Srpska e suksesshme". Ata u pritën në Manastirin e Graçanicës nga famullitari i parë i Graçanicës, Branislav Sekuliq dhe përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, dr. Nebojsha Milovanoviq dhe Aleksandar Popoviq, të cilët falënderuan për ndihmën e sotme, por edhe për ndihmën e mëparshme të Republikës Srpska.
Drejtori i Qendrës shëndetësore “Bijeljina”, dr. Zlatko Makismoviq, pas vizitës së Manastirit të Graçanicës ndihmën financiare ia dorëzojë familjeve të Sinisha Maksimoviqit dhe Branislav Nedeljkoviqit nga Badoci i Ri.
Pas manastirit të Graçanicës dhe dorëzimit të ndihmës për familjet serbe, delegacioni i Republikës Srpska e vizitoi Qendrën klinike “Prishtina”, me seli në Graçanicë.
Drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq dhe drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq ua uroi mysafirëve nga Republika Srpska mirëseardhje në emër të Komunës së Graçanicës.
Kryetari i Komitetit për dhënien e ndihmës për serbët në Kosovë, Milorad Arlov, tha se Republika Srpska i ndanë problemet dhe brengat e serbëve dhe për këtë arsye përpiqet që në mënyra të ndryshme të ndihmojë në luftën për mbijetesën dhe qëndrimin e tyre këtu.
Para vizitës së zhvilluar në Graçanicë, delegacioni nga Republika Srpska e vizitoi veriun e Kosovës.
800×600
Përfaqësuesit e disa institucioneve dhe organizatave të Republikës Srpska, të udhëhequr nga drejtori i Qendrës shëndetësore “Bijeljina”, dr. Zlatko Maksimoviq, e vizituan Graçanicën, ku familjeve të rrezikuara sociale ua dorëzuan një ndihmë financiare. Me përfaqësuesit e QKS “ Prishtina” ranë dakord për një bashkëpunim në të ardhmen.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}