Ofiçarja e Komunës së Graçanicës njofton qytetarët se me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është thjeshtuar procedura për marrjen e dokumenteve të Kosovës.
Qytetarëve nga Kosova që posedojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Serbisë u mundësohet ta paraqesin kërkesën për regjistrim në Regjistrin qendror të gjendjes civile të Kosovës.
Kjo u mundësohet të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës, të cilëve shërbimet e Republikës së Serbisë u kanë lëshuar dokumente në bazë të vendbanimit në Kosovë, në periudhën nga 10 qershori 1999 deri më 15 mars 2026.
Qytetarët nga territori i Kosovës që posedojnë dokumente të Republikës së Serbisë mund të paraqesin kërkesë për regjistrim, përkatësisht për regjistrimin në Regjistrin qendror të gjendjes civile të Kosovës, pra për marrjen e dokumenteve – certifikatës së lindjes, martesës dhe vdekjes.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për regjistrim në Regjistrin qendror të gjendjes civile të Kosovës është 16 qershori 2026.
Për certifikatën (ekstraktin) e lindjes kërkohen dokumentet e mëposhtme:
1. Kopja e dokumenteve personale të Kosovës të prindërve,
2. Certifikata e lindjes origjinale e lëshuar nga Republika e Serbisë ose një dokument zëvendësues nga një institucion shëndetësor.
Për certifikatën e martesës kërkohen dokumentet e mëposhtme:
1. Kopja e dokumenteve personale të Kosovës të njërit prej bashkëshortëve,
2. Certifikata e martesës origjinale e lëshuar nga Republika e Serbisë.
Shënim: Në rast se njëri prej bashkëshortëve është shtetas i huaj, në përputhje me dispozitat ligjore për të huajt, shtetësia fitohet përmes procesit të natyralizimit.
Për certifikatën e vdekjes kërkohen dokumentet e mëposhtme:
1. Certifikata e vdekjes origjinale e lëshuar nga Republika e Serbisë ose
2. Provë tjetër e vdekjes.
Qytetarët e interesuar mund t’i marrin informatat më të detajuara se kush ka të drejtë të bëjë regjistrimin e dokumenteve në Ofiqarinë në objektin e Komunës së Graçanicës.