Dr. Ljiljana Angjeloviq tha për portalin e Komunës së Graçanicës se shkrimet që janë publikuar në media lidhur me praninë e metaleve të rënda për secilin laik, sidomos për dikënd që merret me këtë, janë të frikshme.
“Unë i kam lexuar ato në detaje dhe nuk e kam kuptuar qëllimin e kësaj pune, por unë e di se është përmendur arseniku, ndërsa me testet tona kemi konstatuar se në bazë të mostrave prania e arsenikut në ujë është në përqindjen normale, si dhe në ujin e pijshëm. Kështu që siguria në lidhje me arsenikun është plotësisht e qartë dhe qytetarët nuk kanë nevojë që të shqetësohen”, tha dr. Angjelkoviq.
Ajo tha se me analizat gjithashtu u vërtetua se uji i pijshëm në Graçanicë është i rregullt bakteriologjikisht. Dr. Angjelkoviq tha se ekipet gjatë ditës do t’i vizitojnë të gjitha vendet e përmbytura në territorin e Komunës së Graçanicës.
“Tani jemi në terren për të parë sesi është situata lidhur me tërheqjen e ujit pas përmbytjeve, sesi janë puset dhe në çfarë kushte sanitaro-teknike dhe karakteristika janë lashtat. Ne e bëmë edhe dezinfektimin e vendeve ku uji u tërhoq".
Ajo iu bën thirrje banorëve që të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit, që të mos krijojnë deponi ilegale, sepse ata janë tani kërcënimi më i madh për shëndetin e njeriut.
Ekipet profesionale të Institutit të Shëndetit Publik nga Mitrovica sot po qëndrojnë në Komunën e Graçanicës. Ata e kanë kryer dezinfektimin e oborreve dhe hapësirave ndihmës në Llapnasellë, ndërsa dr. Ljiljana Angjeloviq iu bën thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, sepse pretendimet lidhur me praninë e metaleve të rënda në ujërat nëntokësore nuk janë të bazuara në të vërtetën.