Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Lepinë u mbajt diskutimi publik buxhetor mbi prioritetet për investimet kapitale për vitin 2025 në kuadër të Kornizës afatmesme buxhetore 2025-2027 për banorët e Radevës, Lepinës, Skullanit, Suhadollit, Lagjes së Re dhe Hashanëve, si dhe për përfaqësuesit e këshillave lokale të këtyre vendeve.
Drafbuxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe projeksionin e Kornizës afatmesme buxhetore 2025-2027, e prezantoi drejtori i Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Banorët kërkuan vazhdimin e investimeve në infrastrukturë, me referencë të veçantë për mirëmbajtjen dhe rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza.