Organizata turistike “Graçanica” (OTG) edhe gjatë ditës së dytë prezanton në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ofertat e saj turistike. Interesimi i vizitorëve është i lartë. велика. Organizatorët e Panairit njoftojnë se këtë vit, për herë të parë në këtë panair, janë shitur 50% më shumë bileta se një vit më pare.
Përveç turizmit kulturor dhe fetar, në shtandin e OTG-së janë paraqitur edhe ofertat e prodhuesve të biznesit nga Graçanica, Gushterica e Poshtme, Livagjja dhe Sushica, si dhe brendet tradicionale të manastirit Graçanica dhe manastiri Deçanet e Larta. Vizitorët e Panairit, në shtandin e OTG-së, patën mundësi t’i shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale të restorantit “Ognjiste” nga Graçanica, por edhe të kënaqen duke dëgjuar tingjuj të muzikës popullore kosovare.
Shtandi i Organizatës turistike “Graçanica” është vizituar sot nga diku rreth tre deri katër mijë njerëz, të cilët shprehen interesim të veçantë për ofertat e kësaj organizate. Specialitetet e ekspozuara të ushqimit tradicional të restorantit lokal në Graçanicë “Ognjiste” kanë kontribuar në rritjen e numrit të vizitorëve për shtandin e OTG-së.
Gjatë ditës së nesërme, vizitorët do të kenë mundësi për të parë modele të veshjeve me motive etnike të punuara nga anëtaret e Shoqatës së Grave të Biznesit „Avenija” nga LLapllasellë, pastaj specialitetet e restorantit “Mehana” nga Graçanica, si dhe t’i dëgjojnë vallet folklorike të harmonikës së parë të Srbisë, Danijell Milladinoviq, dymbëdhjetëvjeçarit nga Brnjica e Poshtme.
Aktivitetet e ardhshme nga shtandi i Organizatës turistike “Graçanica” nga Panairi i Turizmit në Beograd edhe në vazhdim vizitorët mund të ndjekin nëpërmjet faqes tonë të internetit.
Shtandi i Organizatës Turistike “Graçanica” është vizituar nga disa mijëra vizitorë, ku përveç potencialit kulturor, fetar dhe ekonomik patën mundësi të njoftohen dhe të shijojnë specialitetet e ushqimit të restorantit lokal “Ognjiste” nga Graçanica.