Shënimi i Ditës së planetit Tokë filloi sot në mëngjes në Graçanicë me ngjitjen e posterave përmes të cilëve theksohet rëndësia e ruajtjes së mjedisit dhe efektet e dëmshme të ndotjes.
Inspektorët për mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Graçanicës pastaj në shkollën fillore “Mbreti Milutin” në Graçanicë ua kanë prezantuar nxënësve të klasave të ulëta një film të shkurtër për Ditën e planetit Tokë dhe mënyrën e ruajtjes së mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm, ku pas kësaj nxënësve ua është folur përmes ligjeratës edukative për mënyrat e sjelljes ndaj mjedisit tonë.
Milosh Aritonoviq, inspektori komunal për mbrojtjen e mjedisit, tha për portalin e Komunës së Graçanicës se qëllimi i këtij aksioni është që të nxitet tek fëmiju kreativiteti për gjetjen e mënyrës më të mirë për ruajtjen e mjedisit, por edhe të tregohen efektet e dëmshme të ndotjes.
“Shënimi i Ditës së planetit Tokë do të thotë që çdo individ me shembullin e tij, me ndonjë veprim të tij ose me ndonjë vepër të veçantë të bërë në komunitetin e tij të kontribuojë në ruajtjen e planetit, ku të gjithë së bashku duhet të bëjmë përpjekje që ta bëjmë komunën tonë sa më të bukur dhe më të mirë për t’a lënë të njëjtën gjeneratave të ardhshme", tha Aritonoviq.
Dita e planetit Tokë shënohet në mbarë botën që nga viti 1992, kur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedis në Rio de Zhaneiro është themeluar një program afatgjatë për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Dita ndërkombëtare e palnetit Tokë u shënua edhe në Graçanicë. Inspektorët e Komunës së Graçanicës iu mbajtën nxënësve të shkollave fillore një ligjeratë edukative për mbrojtjen e mjedisit.