Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vazhdoi sot me procesin e pritjes së qytetarëve. Rreth një duzinë të banorëve i paraqitën kryetarit problemet me të cilat ata përballen.
Gjatë kësaj jave, kjo është dita e dytë në të cilën kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i priti qytetarët për t’i dëgjuar gjatë bisedës me ta problemet me të cilat ata përballen.
Qytetarët i shprehën kryetarit shqetësimet dhe rrethanat e vështira gjatë jetës së përditshme të shkaktuara nga pandemia Covid-19, por ata kryesisht ia treguan problemet e tyre personale dhe familjare.
Shumica e tyre po kërkojnë punësim, një çati të sigurt mbi kokat e tyre, si dhe zgjidhjen e problemeve komunale. Kishte edhe nga ata që erdhën te kryetari në emër të anëtarëve të familjes së tyre, kryesisht të fëmijëve që kanë nevojë për punësim.
Nevojat e të gjithë qytetarëve janë marrë në konsideratë dhe do të adresohen në përputhje me kompetencat dhe prioritetet komunale.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq do të vazhdojë javën e ardhshme me pritjen e qytetarëve.