Kryetari i Komunës së Graçaniës, Novak Zhiviq, u takua me përfaqësuesit e komunitetit rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prill dhe ua uroi atyre festën dhe bisedoi për pozitën e romëve dhe hapat e mëtejshëm për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.
Me këtë rast, Zhiviq theksoi se Komuna e Graçanicës mbetet e përkushtuar për forcimin e pozitës së komunitetit rom në të gjitha sferat e jetës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe ruajtjes së identitetit kulturor.
“Kjo ditë është një mundësi për të theksuar së bashku rëndësinë e barazisë, respektimin e diversitetit dhe ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit rom. Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të punojë, përmes masave dhe projekteve konkrete, për përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve, me një fokus të veçantë në kategoritë më të cenueshme të popullsisë”, tha Zhiviq.
Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, si dhe mundësitë për kapërcimin e tyre përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes nga qeverisja lokale.
Përfaqësuesit e komunitetit rom falënderuan për mbështetjen e deritanishme dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komunën e Graçanicës.
Në fund të takimit, kryetari Zhiviq ua uroi edhe një herë anëtarëve të komunitetit rom Ditën e Romëve, me dëshirë që festat t’i kalojnë mirë, duke respektuar kulturën dhe traditat e tyre.