Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, sot bisedoi me qytetarët për problemet dhe sfidat e përditshme me të cilat ata ballafaqohen.
Sot, kryetarja, në Ditën e qytetarëve, bisedoi me dhjetëra qytetarë të cilët paraprakisht ishin regjistruar për vizitë në procedurë të rregulltë, gjatë së cilës i kanë paraqitur vështirësitë dhe problemet lidhur me vështirësitë familjare, banesore, ekonomike dhe sociale.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e dëgjoi secilën prej tyre dhe tha se komuna do t’i zgjidhë ato probleme të qytetarëve që janë në kuadër të qeverisjes lokale dhe sipas prioriteteve dhe në interes të të gjitha familjeve që iu drejtuan komunës për ndihmë.
Komuna e Graçanicës mbetet servis i hapur i përhershëm për qytetarët dhe secili prej tyre mund të caktojë një takim me kryetaren e komunës sipas procedurës së përcaktuar më parë, duke dorëzuar letërnjoftimin dhe numrin e telefonit në sportelin e Komunës së Graçanicës.