Fëmijët e institucionit parashkollor "Gjurgjevak", me mbështetjen e Komunës së Graçanicës, kanë organizuar një karnaval, ndërsa me kostumet e tyre e kanë zbukuruar fushën e lojës së shkollës fillore "Miladin Mitiq". Në një vend ishin të pranishëm heronjtë e shumë filmave të vizatuara dhe përrallave të famshme. Fëmijët kërcyen dhe kënduan së bashku me eduaktoret dhe prindërit e tyre.
Pas karnavalit u organizua kolonia e artit për fëmijë “Graçanica ime”. “Unë po e vizatoj shtëpinë dhe rrugën time, si dhe kishën e cila po ndërtohet”, tha nxënësja nga Çagllavica për Shërbimin e informimit.
Nxënësit e Shkollës ekonomike dhe të Gjimnazit e filluan turneun në futbollin e vogël, ndërsa përfaqësuesit e OTG – së e instaluan ekspozitën udhëtuese "Bukuritë e Graçanicës".
Me një sërë ngjarjesh në ShF "Miladin Mitiq" në Llapnasellë , por edhe në shkolla të tjera, është vazhduar me festimin e "Ditës së Komunës së Graçanicës".