Përveç kësaj, ushtarët e KFOR-it slloven iu dhuruan zjarrfikësve në Llapllasellë edhe një pompë për thithjen e baltës me presion të lartë, e cila është treguar shume e nevojshme gjatë situatave të përmbytjeve. Pjesëtarët e kontingjentit slloven të KFOR-it në Llapnasellë u priten nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe nga komandanti i Njësisë së zjarrfikëseve, Dragan Sekuliq me zjarrfikësit tjerë.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha me këtë rast se Njësia e zjarrfikësve në Llapnasellë nuk është nën juridiksionin e Komunës së Graçanicës dhe se kjo paraqet një problem shumë të madh administrativ, por se udhëheqja e komunës i është mirënjohëse zjarrfikësve për çdo gjë që ata kanë arritur në punën e tyre.
„ Kjo njësi është treguar gjithmonë në punë, edhe kur bëhet fjalë për zjarret, por edhe gjatë përmbytjeve, njësoj në mënyrë profesionale edhe në aksidentet e trafikut. Kjo është një nga njësitë më të mira në Kosovë dhe sigurisht që çdo ndihmë për ta është e mirëpritur. Komuna e Graçanicës do të përpiqet që këtë vit dhe vitin e ardhshëm përmes ministrisë të arrijë ndërtimin e një stacioni të zjarrfikësve. Graçanica e meriton që ta ketë stacionin e vet të zjarrfikësve dhe një njësi të pajisur plotësisht. Njerëzit janë të trajnuar dhe janë profesionistë në punën e tyre dhe problemi i tyre i vetëm janë pajisjet cilësore. Ne do të përpiqemi që nëpërmjet miqve t’iu sigurojmë gjërat për të cilat ata kanë nevojë për vite me rradhë dhe ky është një prerës pneumatik pa të cilin mjet ata nuk mund të intervenojnë në aksidentet të rënda të komunikacionit", tha Kostiq.
Komandanti i kontingjentit slloven të KFOR-it, nënkolonelI Novak Bostjan, tha se ishte shumë i kënaqur që ishte në gjendje për të ndihmuar këtë njësi.
„ Unë jam gjithashtu një zjarrfikës profesional. Në Slloveni e kemi iniciuar një fushatë për mbledhjen e pajisjeve për Njësinë e zjarrfikësve në Llapnasellë, e cila është shumë e nevojshme. Ne i ofruam një kontribut të vogël këtij shërbimi, në mënyrë që puna e tyre të jetë më e mirë. Unë nuk e di se çfarë pajisje ata kanë, por sigurisht që kjo do t’i ndihmojë ata në punën e ardhshme. Ne sollëm një pompë thithëse e cila do të jetë shumë e dobishme, sepse këtu në Kosovë shpesh ndodhin përmbytjet. Nuk është novacion që zjarrfikësit tani më shumë merrën me përmbytjet se sa me shuarjen e zjarrit. Përveç pompës me presion të lartë, kemi sjellë edhe diçka nga uniformat, helmetat, çizmet, dy aparatë për drejtimin e ujit, si dhe hidrantët", tha nënkoloneli Bostjan.
Komandanti i Njësisë së zjarrfikësve, Dragan Sekuliq, falënderoi ushtarët e KFOR-it për ndihmën dhe tha se ka arritur pajisja që në masë të madhe do të jetë shumë domethënëse për ndërhyrjet e ardhshme.
“Duke pasur parasysh se qëndrojmë shumë keq me pajisje, çdo ndihmë është e mirëseardhur. Sigurisht, tani do të jetë shumë më e lehtë puna kur do të ndërhyjmë, veçanërisht për shkak se tani jemi të pajisur me uniforma dhe helmeta. Si pjesë e pajisjeve tona ne tani kemi një pompë thithëse, e cila, në qoftë se tregohet nevoja dhe do të ketë përmbytje, do të jetë shumë e rëndësishme. Me këtë rast dua të falenderoj kontingjentin e KFOR-it slloven për ndihmën e dhuruar për shërbimin tonë, "tha Sekuliq.
800×600
Kombinezonat, çizmet, helmetat, dorëzat zjarrduruese, spërkatësi për shuarjen e zjarrit, si dhe tërfurku për hidrant janë pjesë e ndihmës e cila arriti sot në Llapnasellë. Pjesëtarët e kontingjentit slloven të KFOR-it e dorëzuan ndihmën të cilën e mblodhën kolegët e tyre në Slloveni për Stacionin e zjarrfikësve në Llapnasellë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}