Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, biseduan për projektet të cilat Komuna e Graçanicës është duke i zbatuar, si dhe për planet për periudhën e ardhshme.
Vizita e Gjuriqit ka vazhduar me një bisedë lidhur me biznesmenët që kanë një ndikim më të madh në territorin e komunës. Pasi që kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, e njoftoi Gjuriqin me biznesmenët, të njëjtit ia paraqitën drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi problemet me të cilat përballen gjatë punës së tyre, dhe këto probleme kryesisht janë ato që kanë të bëjnë me mungesën e njerëzve të kualifikuar për të kryer punën në këtë fushë, mungesa e tregut për të ekspozuar produktet, si dhe mungesa e ndihmës financiare për zgjerimin e veprimtarisë, si dhe ndihma për fermerët.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, tha, duke iu drejtuar biznesmenëve nga territori i komunës së Graçanicës, se Qeveria e Reublikës së Serbisë do të vazhdojë ta ndihmojë dhe ta forcojë zhvillimin e ekonomisë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe se kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të Zyrës për periudhën e ardhshme.
“ Qeveria në këtë aspekt është e gatshme për t’i ndihmuar financiarisht njerëzit në ekonominë në Kosovë. Ne jemi duke shqyrtuar projektet ekonomike nga të gjitha komunat ku serbët janë shumicë. Do t’i identifikojmë njerëzit që janë të gatshëm dhe kanë vullnet për t’u marrë me biznes. Gjithkush ka nevojë për më shumë efikasitet, fleksibilitet dhe përshtatshmëri”, tha Gjuriq.
Pas takimit me biznesmenët, Gjuriq në Graçanicë mbajti një takim me përfaqësuesit e strukturave komunale.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Marko Gjuriq, vizitoi dje, më datën 30.07.2014, Graçanicën, ku në objektin e komunës u takua me kryetarin e komunës, Branimir Stojanoviq.