Me nënshkrimin e betimit solemn, Dushan Borisavljeviqi e ka marr sot mandatin e asamblistit të Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Dushan Borisavljeviq është emëruar si asamblist i Kuvendit të Komunës së Graçanicës para subjektit politik “Lista serbe”, vendi i cili mbeti bosh për shkak të largimit të asamblistit Marko Arsiq në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspekcionit.
Sipas rregullave, në këtë rast mandati i takon sipas radhitjes nga lista, me vendimin e KQZ-së, Dushan Borisavljeviqit.
Borisavljeviq e nënshkroi betimin solemn për marrjen e detyrës së asamblistit të Kuvendit të Komunës së Graçanicës në prani të kryetares së Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq dhe kryesuesit të KK të Graçanicës, Millan Dimitrijeviq.