Për shkak të defektit në gypin kryesor të furnizimit me ujë në Graçanicë, banorët e Graçanicës, Llapllasellës dhe Preocit, si dhe pjesë të caktuara të Badovcit dhe Sushicës, do të vazhdojnë të jenë pa ujë sot, njofton Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente.
Defekti në gypin kryesor të furnizimit me ujë ndodhi dje dhe ekipet e Ujësjellësit rajonal kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në riparimin e defektit.